Hapësire reklamuese

Aktualitet

U kap bashkë me nënën duke shitur drogë, përfundojnë në pranga bashkë me blerësin malazez

Shkruar nga Newsbomb
U kap bashkë me nënën duke shitur drogë,
Pamje nga operacioni

Nënë e bir dhe dy persona të tjerë kanë përfunduar në pranga, pasi janë kapur në flagrancë gjatë shitblerjes së një sasie droge.

Bëhet fjalë për 3.8 kilogramë cannabis sativa si dhe është sekuestruar lënda narkotike, 2 automjete dhe 6 celularë. Ata u arrestuan në fshatin Kullaj, teksa po i shisnin një shtetazi malazez lëndën narkotike.

Njoftimi i policisë së Shkodrës:

Finalizohet pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, operacioni policor “Vendtakimi”. U kapën në flagrancë gjatë shitblerjes së 3.8 kilogramëve cannabis sativa, vihen në pranga 3 shtetas (blerësi, shtetas malazez).

Në pranga dhe nëna e njërit prej të arrestuarve, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për të siguruar lëndën narkotike.

Sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjete dhe 6 celularë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e për Hetimin e Trafiqeve dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, gjatë këtij operacioni, arrestuan në flagrancë shtetasit V. Y., 58 vjeçe dhe K. Y., 28 vjeç (nënë e bir), shtetasin S. F., 63 vjeç, si dhe shtetasin nga Mali i Zi, I. D., 35 vjeç.

Në fshatin Kullaj, shtetasit K. Y. dhe S. F. u kapën në flagrancë, teksa i shisnin 35-vjeçarit, rreth 3.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, për sigurimin e së cilës dyshohet se kanë bashkëpunuar me shtetasen V. Y.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese