Argita Malltezi ka dhënë një deklaratë për gazetarët pasi ka përfunduar dëshminë e saj në Prokurorinë e Posaçme.
Në hyrje të SPAK, Argita Malltezi tregoi shkurt se është thërritur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me kallëzimin e bërë disa muaj më parë nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Para gazetarëve, Argita ka sqaruar se është thirrur si një person që ka dijeni mbi çështjen ndërsa shton se kjo është një tentativë e SPAK për të “larë fytyrën e Irena Gjokës”.
“Në një tentativë që duart të lajnë fytyrat që nuk mund të lahen, çdo tentativë për të mbyllur gojën e oponencës është një tentativë për të nxjerrë institucionet publike nga kontrolli publik, tentativë që do të dështojë.
Unë i jam referuar shkrimeve mediatike që e akuzonin zonjën në fjalë për ato të cilat ajo nuk i kundërshton dot dhe nuk i ka kundërshtuar. Ajo megjithatë ka kërkuar që Dumani t’i lajë fytyrën. Vë në dyshim standartin e dyfishtë të kësaj godine këtu.
Unë dhe Jamarbri kemi bërë disa kallëzime për çështje konkrete për falsifikim aktesh konkrete.” – tha ndër të tjera vajza e ish-kryeministrit Berisha.