Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Lushnjës ku në spital është paraqitur një 33 vjeçar i helmuar.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka pirë lëndë helmuese në një dhomë hoteli në Lushnjë. Arsyet se përse ka ndërmarë këtë veprim nuk dihen ende. Në orët në vijim pritet të zbardhet dëshmia e shtetasit R.B., 33 vjeç.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 09:35, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi R. B., 33 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese në një dhomë hoteli në Lushnjë.
Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Sondazh
Poll