Hapësire reklamuese

Aktualitet

U gjet pa ndjenja në lumin Lana, humb jetën në spital 40 vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
U gjet pa ndjenja në lumin Lana, humb jetën në spital 40
Lumi Lana

Një 40 vjeçar, i cili u gjet dje pa ndjenja në ujërat e lumit Lana ka ndërruar jetë në spital. Policia bën me dije se pavarësisht ndihmës mjekësore, i ndjeri nuk ka mundur të shpëtojë. 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike.

“Ditën e djeshme, është konstatuar në ujërat e lumit Lana, shtetasi E. D., 40 vjeç, i cili pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese