Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U gjet pa ndenja pak metra larg banesës, ndërron jetë rrugës për në spital 65-vjeçari në Pogradec

Shkruar nga Newsbomb
U gjet pa ndenja pak metra larg banesës, ndërron jetë rrugës
Foto ilustruese

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spital në Pogradec. 65-vjeçari është gjetur nga familjarët pa ndjenja pak metra larg banesës.

Edhe pse menjëherë i është dhënë ndihma e parë dhe është nisur për në spital shtetasi P. M, 65 vjeç, ka ndërruar jetë.

Nga këqyrja e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Pritet dalja e ekspertizës mjeko- ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 19:30, ka ndërruar jetë rrugës për në spital, shtetasi P. M, 65 vjeç, banues në fshatin Niçë, Pogradec.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 65 vjeçari është gjetur i rrëzuar në tokë pa ndjenja në një distancë rreth 250 metra larg banesës ku po kulloste bagëtitë e tij.

Nga këqyrja e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Pritet dalja e ekspertizës mjeko- ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese