
Foto ilustruese
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e regjistruar një ditë më parë në Zall Bastar, ku një i moshuar u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij.
Burime për mediat bëjnë me dije se nga hetimet e kryera nga policia deri më tani rezulton se 81-vjeçari i identifikuar si Xhemal Meta dyshohet të jetë vrarë.
Teksa hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, pritet dhe ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes së të moshuarit.
Dyshimet për vrasje kanë ardhur pas shenjave të konstatuara në trupin e të moshuarit.
Një ditë më parë policia informoi se i moshuari u gjet pa shenja jete në oborrin e banesës së tij në Zall Bastar.
Sondazh
Poll