Armand Qamil Nuraj është 37-vjeçari i cili u gjend i vdekur në orët e para të mëngjesit të datën 1 dhjetor në qelinë e burgut të Malandrinos në Greqi.
Armand Nuraj së bashku me një tjetër të dënuar grek, u gjendën pa shenja jete nga gardianët e burgut të rrëzuar përtokë. Rojet kanë menduar se këta dy të burgosur janë në gjendje të fikti, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar që 37-vjeçari shqiptar kishte ndërruar jetë, ndërsa personi tjetër është dërguar me urgjence drejt qendrës spitalore të Amfinës.
37-vjeçari nga Fieri vunte prej kohësh dënimin në burgun e Greqisë si i akuzuar për trafikimin e lëndëve narkotike. Ende nuk janë bërë me dije shkaqet e vdekjes së tij, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.