Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U gjet i vdekur brenda makinës së tij, dyshohet se 25-vjeçari në Lezhë ka qëlluar veten me plumb në kokë (HETIMET DERI TANI)

Shkruar nga Newsbomb
U gjet i vdekur brenda makinës së tij, dyshohet se 25-vjeçari
I ndjeri Romario Brunga

Vetëvrasja mbetet pista kryesore e hetimeve për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Balldre të Lezhës ku 25-vjeçari, Romario Brunga u gjet i vdekur brenda automjetit të tij.

Burime për mediat, referuar informacioneve të policia, bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së enjte, ndërsa trupi i pajetë i të riut është gjetur nga kalimtarë të rastit dy orë më vonë.

Brunga u gjet me një goditje plumbi në kokë, teksa arma me të cilën është qëlluar është gjetur brenda automjetit të tij, e mbushur.

Nga ekspertiza e deri tanishme rezulton se automjeti nuk ka shenja të dëmtimeve të jashtme dhe as 25-vjeçari nuk ka pasur dëmtime të tjera në trup, përveç plagës në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Si rrjedhojë policia është fokusuar te pista e vetëvrasjes, teksa ka marrë në pyetje dhe familjarët e miqtë e Romario Brungës me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

“Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç. Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje”, njoftoi Policia ditën e djeshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese