Fëmija i humbur pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është kthyer pranë familjes së tij.
Policia e Tiranës njofton se i mituri i moshës 3-4 vjeç i cili u gjend pasdite e sotme në bulevard pa praninë e prindërve, nga disa banorë, i është dorëzuar prindërve dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Pasi u gjend nga disa kalimtarë të rastit, policia njoftoi se një fëmijë i veshur me xhinse blu dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu ishte gjetur i vetmuar.
“Në lidhje me njoftimin e dhënë mbi fëmijen e mitur të gjetur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i mituri iu dorezua familjarëve, në gjendje të mirë shëndetsore.
Ju faleminderit.”
"Më datë 30.04.2025, rreth orës 16:00, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur rreth moshës 3-4 vjeç, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai mban të veshur një palë xhinkse ngjyrë blu dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu.
Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Duke iu falenderuar për bashkëpunimin." - njoftoi policia më herët.