Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U futën në zonën e pushuesve, policia ndëshkon me gjoba dhe bllokon 16 mjete lundruese

Shkruar nga Newsbomb
U futën në zonën e pushuesve, policia ndëshkon me gjoba dhe
Pamje nga operacioni i policisë në vijën bregdetare

Policia Kufitare në bashkëpunim me atë Detare kanë bllokuar 16 mjete lundruese përgjatë vijës bregdetare në kuadër të operacionit për sigurinë në plazhe.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve janë konstatuar mjete të cilat kanë shkelur perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar në këtë mënyrë jetën e pushuesve, si dhe disa të tjera që kanë patur mungesë dokumentacioni.  

Në kuadër të kësaj, policia ka bllokuar 12 jet ski, 2 skafë dhe 2 gomone, ku 7 prej tyre janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 7 të tjera janë pezulluar nga Durrësi në Shëngjin dhe 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare kanë konstatuar 6 mjete duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve.  Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masë administrative 100 000 lekë.

Drejtuesit e 10 mjeteve të tjera, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili, me masa administrative 10 000 deri në 20 000 lekë, për mungesë dokumentacioni. 

Në njoftimin e saj, policia apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e tyre dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.    

Njoftimi i Policisë Kufitare:

Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 16 mjete lundruese.

Mjetet e bllokuara: 12 jet ski, 2 skafë dhe 2 gomone.

7 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

 6 prej mjeteve lundruese të bllokuara, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve.  Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masë administrative 100 000 lekë.

Drejtuesit e 10 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili, me masa administrative 10 000 - 20 000 lekë, për mungesë dokumentacioni. 

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë. 

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese