Hapësire reklamuese

Aktualitet

U fut me “Porsche” në zonën e bregdetit të mbushur me turistë, e pëson 23-vjeçari në Fier

Shkruar nga Newsbomb
U fut me “Porsche” në zonën e bregdetit të mbushur me
Porsche e 23-vjeçarit

Policia ka shoqëruar në komisariatin e Fierit një 23-vjeçar, të cilit nuk i ka dalë rruga për të bërë shëtitjet e tij me makinë dhe është futur në zonë të mbushur me pushues në bregdetin e plazhit të Darëzezës.

Policia njofto se është shoqëruar shtetasi Sh. M., 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj. Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier, u mor masa administrative prej 30.000 lekë të rinj, për shkeljet "Rregullimi i qarkullimit në qendrat e banuara", neni 7/12, dhe "Sistemet e pajimit të mjeteve rrugore me motor dhe të rimorkiove të tyre", neni 72/12 të K. Rrugor.

Gjithashtu masë plotësuese "Pezullimi i lejes së drejtimit", për shtetasin Sh. M..

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me dy foto të publikuara në portalin "JOQ",  për një automjet i cili  ishte futur në një zonë me pushues, në bregdetin e plazhit të Darëzezës, Fier, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë  Fier, dhe Forcës së Posaçme Shqiponja, menjëherë pas publikimit të rastit, kanë identifikuar dhe shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. M., 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj, si dhe automjetin tip "Porsche".

Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier, u mor masa administrative prej 30.000 lekë të rinj, për shkeljet "Rregullimi i qarkullimit në qendrat e banuara", neni 7/12, dhe "Sistemet e pajimit të mjeteve rrugore me motor dhe të rimorkiove të tyre", neni 72/12 të K. Rrugor.

Gjithashtu masë plotësuese "Pezullimi i lejes së drejtimit", për shtetasin Sh. M..

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese