Hapësire reklamuese


Aktualitet

U ekzekutua teksa pinte kafe në Lezhë, del fotoja e viktimës Gjovalin Prendi, në 2020 i qëlluan me breshëri plumbash lokalit

Shkruar nga Newsbomb
U ekzekutua teksa pinte kafe në Lezhë, del fotoja e viktimës
Viktima Gjovalin Prendi

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e Gjovalin Prendit këtë mbrëmje në Pllanë të Lezhës.

Gjovalin Prendi u ekzekutua në hyrje të lokalit ku po konsumonte kafe. Prendi është babai i Roan Brahimit, alias Sidorel Prendi i cili u ekzekutua një vit më parë në Athinë të Greqisë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua këtë mbrëmje Gjovalin Prendi si dhe kanë nisur kërkimet për autorin e krimit.

Sipas raportimeve, Roan Brahimi, armik i Ervis Martinajt, dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen e Gentjan Bejtjes në Larushk të Krujës.

Roan Bragimi alias Sidorel Prendi, u ekzekutua në Virona të Athinës në Maj të vitit 2024. Ai ishte i njohur edhe me pseudonimin "Sidi".

Në vitin 2020 persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të lokalit të Gjovalin Prendit, por nuk pati të lënduar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese