Hapësire reklamuese

Aktualitet

U ekzekutua dje me tre plumba, del FOTO e Kristian Markut që iu bë atentat në Novoselë

Shkruar nga Newsbomb
U ekzekutua dje me tre plumba, del FOTO e Kristian Markut që iu bë
Pamje nga vendi i ngjarjes dhe Kristian Marku

Personi që shihni në foto është 30-vjeari Kristian Marku (Kristian Bardhi), i cili u ekzekutua ditën e djeshme. Rreth orës 18:30, 30-vjeçari, u qëllua me breshëri plumbash në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë ku dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.

Në momentin e ngjarjes Kristian Marku, i njohur dhe si Kristian Bardhi, ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Vlorës, kur autorët që dyshohet se ishin tre, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës. Sapo i riu është futur në këtë mbikalim, autorët e kanë ndjekur nga pas dhe e kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Burime për mediat bëjnë me dije se tre plumba kishin kapur Markut, të cilat rezultuan fatale për të duke i marrë jetën. Teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë, hakmarrja mësohet se është dhe pista kryesore ku grupi hetimor ka fokusuar hetimet.

Siç dhe bëmë me dije më herët Kristi Marku (Kristian Bardhi), është nipi i Martin Bardhit, të vrarë në Rrëshen në shtator të vitit 2023.

U ekzekutua dje me tre plumba, del FOTO e Kristian Markut që iu bë
Kristian Marku

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese