Leonard Luzi, i akuzuar për organizimin e vrasjes së Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullasë në Vlorë vitin e kaluar, është ekstraduar sot nga Spanja.
Vetëm një ditë para arrestimit të tij më 18 korrik, emri i Luzit u përmend nga Alda Nikolli gjatë një intervistë për Top Channel, e cila ndau të pathënat e kriminelit famëkeq, Nuredin Dumani.
Nikolli tha me bindje të plotë se Nuredin Dumani vijon aktivitetet kriminale nga brenda qelisë, madje vendoste gjoba nga burgu. Ajo tregoi se Dumani kishte në plan të vendoste një gjobë edhe për Leonard Luzin.
“Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion.
Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, shprehej ajo.