
Sekretari i KZAZ-së, Remzi Mehmeti, ka folur pas dhunës së ushtruar ndaj tij në qendrën e numërimit të votave në Kashar.
Për mediat ai ka pohuar se është goditur nga një person i cili ishte i pranishëm në këtë KZAZ, pas konstatimit për një votë të socialistit Ornaldo Rakipit.
Mehmeti ka treguar dhe rrjedhën kronologjikë si dhe ndodhi ngjarja duke thënë: "Nuk e di a ishte vëzhgues, e kontestoi me forcë duke bërtitur. Iu afrova, i thashë qetësohuni do ta shohim votën dhe do t’ju kthejmë përgjigje. Ata nisën sërish duke ofenduar dhe ngritën zërin. U thashë do marr masa për t’ju larguar nga KZAZ. Më pas, kaluan perimetrin e sigurisë dhe goditën. Vota ishte për Orlando Rakipin, duhet të ishin njerëzit e tij. Nëse ka kontestim, duhet të mblidhet KZAZ për të shqyrtuar, nuk na u dha mundësia. Bëra kallëzim në polici, personat nuk i njoh”, ka thënë ai.