Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U dhunua me sëpatë e shufra hekuri në berberhanë, zbardhet dëshmia e Adriatik Rroshit: Ishin të maskuar, nuk arrita t’i njoh

Shkruar nga Newsbomb
U dhunua me sëpatë e shufra hekuri në berberhanë, zbardhet
Adriatik Rroshi, pamje nga momenti i sulmit ne Tirane

Zbardhet dëshmia e bizmesmenti Adriatik Rroshi, i cili u dhunua brutalisht më 5 janar në kryeqytet në ambientet e një berberhane.

Në deklaratën e dhënë përpara autoriteteve, Rroshi ka treguar se nuk i ka njohur agresorët pasi kanë qenë të maskuar. Biznesmeni thotë se çështjen ia ka lënë në dorë drejtësisë për t’i identifikuar dhe kapur autorët.

I pyetur në lidhje me ngjarjen e ndodhur verën e 2024, ku rezulton të ketë qenë i përfshirë në një sherr masiv në jug të Shqipërisë, Roshi përgjigjet se nuk është në gjendje të japë shpjegime.

48 vjeçari Ariatik Rroshi u dhunua barbarisht më 5 janar në një berberhanë në Tiranë. Shkak i dhunës dyshohet të jetë bërë një sherr i mëparshëm i ndodhur në gusht të 2024 në lokalin Sin në Palasë mes agresorëve dhe të dëmtuarit.

Lidhur me këtë ngjarje policia vendosi në pranga Gani Koçekun dhe Ledio Tushën, ndërsa ka shpallur në kërkim Ronald Koçekun, Luçiano Koçekun, Dino Koçekun dhe Gëzim Koçekun.

Organizatori i dyshuar i këtij konflikti është biznesmeni Luçiano Koçeku, i njohur edhe me emrin Tur Koçeku.

Sakaq, policia sekuestroi gjatë operacionit për arrestimin e shtetasve të lartpërmendur një armë zjarri pistoletë me leje, e gjetur në banesën e Ledio Tushës, një armë gjahu, e zbuluar në banesën e Dino Koçekut, dy automjete të përdorura gjatë ngjarjes si dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë sulmit, të cilat u gjetën në një nga automjetet.

Si pasojë e dhunës së ushtruar 48-vjeçari pësoi poltrauma, duke pasur thyerje kockash nga koka te këmbët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed