Hapësire reklamuese


Aktualitet

U dhunua brutalisht nga disa persona, 19-vjeçari është djali i ish-deputetit Mhill Fufi (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
U dhunua brutalisht nga disa persona, 19-vjeçari është djali i
Mhill Fufi dhe Kristi Fufi

Është identifikuar i dhunuari mbrëmjen e sotme në rezidencën “Long Hill”, Kristi Fufi, i cili është i biri i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi.

Siç u bë me dije edhe më herët, si pasojë ka mbetur i plagosur Kristi Fufi 19-vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se i riu ka marrë lëndime në kokë dhe trup.

Bëhet me dije se autorët e ngjarjes kanë kërkuar fillimisht për të riun, të cilin më pas e kanë gjetur në një lokal dhe e kanë dhunuar me shkopinj dhe sende të forta. 

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për identifikimin e personave të përfshirë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese