Hapësire reklamuese


Aktualitet

U denoncua nga punonjësit për përndjekje e dhunë, gjykata jep vendimin për ish-drejtoreshën e spitalit të Dibrës, Irini Shehu

Shkruar nga Newsbomb
U denoncua nga punonjësit për përndjekje e dhunë, gjykata
Irini Shehu

Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-drejtoreshën e spitalit rajonal të Dibrës, Irini Shehu.

Irini Shehu u arrestua më 23 prill pasi u denoncnua nga një kryeinfermiere e spitalit të Dibrës, e cila pretendonte se ishte kërcënuar dhe përndjekur nga Shehu nëpërmjet mesazheve dhe telefonatave. Por ky nuk ka qenë denoncimi i vetëm, pasi dhe disa persona të tjerë pjesë e stafit janë ankuar për fyerje e kërcënime nga ana e Shehut.

Gjithashtu kujtojmë që 44-vjeçarja është përfshirë dhe disa kohë më parë në një tjetër skandal publik.  Më 11 shkurt, Shehu gjatë një mbledhje në spital pati një debat me shefin e financave të spitalit, Shaban Uklala. Më pas Shehu i shkoi në zyrë Uklalës duke e goditur me shishe ujë në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime. Më pas Shehu u shkarkua nga funksioni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese