Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Buna një 49-vjeçar.
Bëhet me dije se është gjetur i pajetë shtetasi Sh. K., 49 vjeç. Tre ditë më parë ka qenë vëllai i 49-vjeçarit që ka bërë kallëzim në Polici për zhdukjen e të vëllait.
Sot rreth orës 11:25 është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë, ndërsa grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:25, në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Pentar, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit Sh. K., 49 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Sh. K., ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.