Hapësire reklamuese


Aktualitet

U arrestua si pjesë e grupit kriminal, kush është shqiptari “VIP” që është kthyer në “mankthin” e grekëve! I kanë kushtuar edhe këngë

Shkruar nga Newsbomb
U arrestua si pjesë e grupit kriminal, kush është shqiptari
FotoMontazh/ Sandër Pemaj

“Tmerri” i drejtësisë greke, Sandër Pemaj ka rënë sërish në prangat e autoriteteve në vendin fqinj, pasi akuzohet se është i përfshirë në një grup kriminal. Top Channel konfirmon se në kuadër të një operacioni të zhvilluar më parë lidhur me ngjarjet kriminale të zbërthyera falë aplikacionit “SKY ECC”, ka rënë në praga shqiptari, Sandër Pemaj.

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për autoritetet greke, pasi në dosjen e tij rezultojnë disa ngjarje dhe akuza të rënda. Ai ka qenë anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ezkekutua nga policia greke gjatë përleshjes me armë në kufi me Shqipërinë.

Në këtë ngjarje i pranishëm ishte dhe Pemaj, i cili plagosi disa efektivë grekë të cilët i vranë para syve mikun e tij. Në vitin 2010 ai pati një tjetër përplasje me armë me efektivët grekë, që më pas përfundoi me arrestimin e tij.

U arrestua si pjesë e grupit kriminal, kush është shqiptari
Sander Pemaj

Shqiptari u lirua 5 vitë më vonë, në vitin 2015. Por, dy vite më pas ai ra sërish në prangat e policisë greke pas shkatërrimit të rrjetit të trafikut të drogës.  Ai arriti të dilte sërish nga burgu, për tu arrestua më pas më 20 janar të 2020, si kreu i bandës që po trafikonte 1.2 tonë kokainë, vlera e të cilës arrinte në 50 milionë euro.

Aso kohe në këtë operacion u përfshi edhe DEA- amerikane dhe arritën të zbërthejnë trafikimin e kësaj sasie të konsiderueshme kokaine në krye të së cilës qëndronte shqiptari Sandër Pemaj.

Ashtu si dhe u bë me dije aso kohe, kokaina ishte nisur nga Shën Vinsent i Ishujve Karaibe dhe mbërriti me jaht përmes rrugës detare në qytezën greke për tu shpërndarë më pas në vende të ndryshme të Europës.  Nuk dihet se kur shqiptari është liruar sërish, por ajo që është konfirmuar së fundmi është fakti se tani është arrestuar sërish dhe ndodhet në qeli.

Ndërkohë, theksojmë se në vitin 2017 u publikua dhe një këndë kushtuar Sandër Pemaj, me foto nga burgu grek, ku theksohej racizmi i policisë greke ndaj shqiptarëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese