Spartak Çela, i shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare ka rënë në pranga këtë të diele nga Policia e Pogradecit. Mësohet se 39-vjeçrit iu “hodhën prangat” sapo ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Velçan të Mokrës.
39-vjeçari rezulton të jetë një emër jo pak i njohur jo vetëm për drejtësinë, por edhe për mediat. Në gushtin e nxehtë të vitit 2020 ai hapi zjarr në drejtim të një lokali në fshatin e tij të lindjes.
Sparak Çela qëlloi me breshëri kallashnikovi drejt disa personave me qëllim për të vrarë mikun e tij, Bledi Shahinin. Fatmirësisht ky i fundit si pasojë e plumbave mbeti vetëm i plagosur.
Çela doli sërish në skenë më 26 prill të vitit 2024 kur kërcënoi punonjësit e Task Fprcës në fshatin Buzaishtë të Pogradecit. Sipas asaj që u bë me dije aso kohe, 39-vjeçari kërcënoi me armë zjarri punonjësit të cikët kishin shkuar në fshat për verifikimin e personave me ndihmë ekonomike.
Mirëpo, pavarësisht që punonjësit kishin shkuar të bënin punën e tyre ata u përballën me Çelën i cili u doli para dhe i kërcënoi me armë. Fillimisht ai u konfliktua me shoferin e Task Forcës dhe më pas u përfshinë personat e tjerë.
Por, kur ai kuptoi që ata ishin punonjësit e Task Forcës u kërkoi falje dhe u tha se mendonte ishin efektivë të Policisë prandaj dhe u doli në pritë.
Menjëherë pas kësaj ngjarje ai u largua në drejtim të paditur dhe prej asaj dite ka qenë sërish në kërkim nga autoritetet.