Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U arrestua pas 4 vitesh arrati, lihet në burg Spartak Çela

Shkruar nga Newsbomb
U arrestua pas 4 vitesh arrati, lihet në burg Spartak Çela
Spartak Çela

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Spartak Çelën, 39-vjeçari i cili u arrestua të dielën që lamë pas nga Policia e Pogradecit.

Togat e zeza kanë caktuar masën “arrest me burg” për Çelën i cili prej 4 vitesh ndodhej në arrati. Mbi të rëndojnë akuzat: “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”

Spartak Çela, i shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare ra në pranga dy ditë më parë nga Policia e Pogradecit. Mësohet se 39-vjeçrit iu “hodhën prangat” sapo ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Velçan të Mokrës.

39-vjeçari rezulton të jetë një emër jo pak i njohur jo vetëm për drejtësinë, por edhe për mediat. Në gushtin e nxehtë të vitit 2020 ai hapi zjarr në drejtim të një lokali në fshatin e tij të lindjes.

Spartak Çela qëlloi me breshëri kallashnikovi drejt disa personave me qëllim për të vrarë mikun e tij, Bledi Shahinin. Fatmirësisht ky i fundit si pasojë e plumbave mbeti vetëm i plagosur.

Çela doli sërish në skenë më 26 prill të vitit 2024 kur kërcënoi punonjësit e Task Forcës në fshatin Buzaishtë të Pogradecit. Sipas asaj që u bë me dije aso kohe, 39-vjeçari kërcënoi me armë zjarri punonjësit të cikët kishin shkuar në fshat për verifikimin e personave me ndihmë ekonomike.

Mirëpo, pavarësisht që punonjësit kishin shkuar të bënin punën e tyre ata u përballën me Çelën i cili u doli para dhe i kërcënoi me armë. Fillimisht ai u konfliktua me shoferin e Task Forcës dhe më pas u përfshinë personat e tjerë.

Por, kur ai kuptoi që ata ishin punonjësit e Task Forcës u kërkoi falje dhe u tha se mendonte ishin efektivë të Policisë prandaj dhe u doli në pritë.

Menjëherë pas kësaj ngjarje ai u largua në drejtim të paditur dhe prej asaj dite ka qenë sërish në kërkim nga autoritetet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese