Hapësire reklamuese

Aktualitet

U arrestua pak javë më parë, vdes 45-vjeçari në burgun e Reçit

Shkruar nga Newsbomb
U arrestua pak javë më parë, vdes 45-vjeçari në
Foto ilustruese

Një 45-vjeçar që mbahej në burgun e Reçit ka ndërruar jetë pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë shtetasi Eduart Koka. Burime për media bëjnë me dije se Koka është arrestuar pak kohë më parë, pasi është kapur me maska dhe kanabis, ndërsa mëngjesin e sotëm ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë.

Kokës i është dhënë ndihma e parë nga mjekët e burgut, por për shkak se gjendja ka qenë e rëndë ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ka ndërruar dhe jetë pas disa orësh.

Kujtojmë që Eduart Koka 45 vjeç, banues në Lezhë, është arrestuar në Prill, gjatë operacionit “Gurra”, ku u kap me kanabis gati për shitje, maskë dhe armë.

“Nga kontrolli fizik i kryer ndaj këtij shtetasi në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese