Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U arrestua në Rinas, Gjykata e Tiranës lë për 15 ditë në burg mjekun rus të shpallur në kërkim nga Kremlini

Shkruar nga Newsbomb
U arrestua në Rinas, Gjykata e Tiranës lë për 15 ditë
FotoMontazh/ Neurokirurgu i arrestuar, Aleksander Bobovnikov dhe pamje nga Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë, 15 ditë burg për 57- vjeçarin rus Aleksander Bobovnikov, i arrestuar këtë të hënë në Rinas.

Duke u nisur nga njoftimi i Gjykatës bëhet me dije se është ndërmarrë kjo masë, pasi janë në pritje të verifikimit të akuzës penale që rëndon ndaj tij.

Mësohet se Gjykata i është drejtuar me një kërkesë ministrisë së Drejtësisë, ku e pyet nëse çështja e mjekut Aleksander Bobovnikov ka natyrë politike, ndërsa pritet që të ketë një përgjigje përfundimtare brenda këtyre 15 ditëve.

Ndërkohë nga ana tjetër, neurokirurgu Bobovnikov ka deklaruar para trupës gjykuese se nuk i pranon akuzat e ngritura nga Rusia dhe se ka ardhur në Shqipëri si turist për disa ditë pushime, teksa evidenton se është i sëmurë me zemër dhe ka nevojë për trajtim mjekësor.

“Nuk kam ndërmend të iki dhe të pranoj akuzat. Jam i sëmurë me zemër e kam nevojë për trajtim”,- tha Aleksander Bobovnikov.

57- vjeçari i identifikuar si Aleksander Bobovnikov dhe me profesion neurokirurg është shpallur në kërkim nga autoritetet ruse për veprën penale të mashtrimit, teksa mësohet se ai po ashtu ishte shprehur kundër luftës në Ukrainë si dhe kishte kundërshtuar partinë në pushtet, Putinin.

Neurokirugu rus i arrestuar është ndaluar më parë në Firence, por Gjykata italiane ka vendosur që ta lirojë dhe të mos bëjë ekstradimin e tij në Rusi, për shkak se çështja penale e 53 vjeçarit është më shumë politike.

Gjithashtu, bëhet me dije se edhe vendet e tjera evropiane kanë refuzuar që të bëjnë arrestimin e tij. Në dëshminë e tij para hetuesve, Bobovnikov ka thënë se ka  ardhur në Shqipëri të hënën me carter së bashku me disa miq të tij gjerman.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese