Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ U arrestua 12 orë pasi e liroi amnistia, ja momenti kur “Buzëdërri” i Vlorës mbërrin në gjykatë, policia “blindon” zonën

Shkruar nga Newsbomb

VIDEO/ U arrestua 12 orë pasi e liroi amnistia, ja momenti kur

Ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës nën masa të forta sigurie, Sokol Sinomati i njohur si Buzëderri, pasi u arrestua 12 orë pasi u liria se përfitoi nga Amnistia.

Sokol Sinomati është babai i të njderit Gëzim Sinomati i cili u vra me snajper në ballkonin e shtëpisë në Vlorë janarin e këtij viti. Ditën e sotme ai do të njihet me masën pas vendimit nga drejtësia italiane e cila e ka dënuar me 12 vjet burg.

Pasi mbërriti në shtëpi nga burgu i Fushë-Krujës ku po vuante dënimin, policia ka shkuar në shtëpinë e Sokol Sinomatit dhe i ka vënë prangat për llogari të drejtësisë italiane, e cila e ka dënuar me 12 vite burg për trafikim droge.

Urdhëri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më përpara.

Forcat e Policisë së Vlorës dhe FNSH kanë bllokuar zonën pranë Gjykatës së Vlorës dhe do të qendrojnë në këto ambiente derisa të përfundojë seanca gjyqësore.

“Buzëderri”, ish-anëtar i bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë vuajti dënimin për vrasjen e një personi në vitin 2000, dhe u lirua tre ditë më parë si një nga përfituesit e amnistisë.

*PËRDITËSIM I LAJMIT*

Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Sokol Sinomatit, i njohur si “buzëderri”, ndërsa ka caktuar dhe masën e sigurisë “Arrest në burg me afat 40 ditë”. 

Ndërsa gjatë seancës Sokol Sinomati nuk ka dhënë asnjë deklaratë, por vetëm ka shprehur dakordësi me avokatin e tij mbrojtës. Avokati ka kërkuar ekstradimin e tij në Itali si dhe është shorehur se Sinomati duhet të njihej më herët me vendimin e Gjykatës Italiane.

Sinomati është dënuar në mungesë në Itali sipas palës mbrojtëse në vitin 2000.

Kush është Sokol Sinomati

Sokol Sinomati, në moshën 27 vjeçare tronditi qytetin e Vlorës duke qëlluar me breshëri automatiku ndaj Sokol Nuhos.

I vetëshpallur si anëtar i bandës së Gazment Brrakës, ai zbriti nga makina e tij tip "Benz", dhe qëlloi në mes të ditës me breshëri automatiku ndaj Sokol Nuhos, në atë kohë 29 vjeç. Ky i fundit ishte i armatosur, dhe prandaj i është kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje duke qëlluar me pistoletë teksa qëndronte i ulur brenda në lokal.

Mirëpo, shënjestra e tij, shpëtoi pasi asnjë plumb nuk e preku. I vrarë aksidentalisht mbeti  Luigj Xhafa, 42 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletën e tij pak metra më tutje. Ai gjeti vdekjen menjëherë, duke u goditur nga një plumb në anën e djathtë të kraharorit.

Në atë kohë dëshmitarët okularë treguan se të plagosur mbetën edhe dy kalimtarë të tjerë, një burrë dhe një grua.

Mjekët e spitalit të Vlorës deklaruan se askush nuk është paraqit për të kërkuar ndihmë. "Buzderri" ishte larguar në drejtim të Radhimës, ku dhe u strehua në një nga vilat e plazhit. Ai u rrethua nga forca të shumta policie dhe për plot 3 orë nuk pranoi të dorëzohej. Madje kërcënonte se do të hapte zjarr, gjë që nuk e bëri. Më pas u dorëzua. Ai pranoi se qëlloi në drejtim të Nuhos për shkak të një sherri të vjetër.

Vrasja e Gëzim Sinomatit, djali i Sokol Sinomati

Më 8 janar të 2024, u vra pabesisht djali i Sokol Sinomatit, Gëzimi teksa rrinte në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri”. 23-vjeçari u qëllua me snajper nga një automjet në lëvizje. Makina tip “BMW” e përdorur nga autorët e krimit, u gjet e djegur nga policia, pak kohë më vonë. Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ngjarja ende nuk ka asnjë të dyshuar.

VIDEO/ U arrestua 12 orë pasi e liroi amnistia, ja momenti kur
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese