Hapësire reklamuese

Aktualitet

U akuzua për shpërdorim detyre, GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj shërbim prove ish-kryebashkiaken e Libohovës, Luiza Mandi

Shkruar nga Newsbomb
U akuzua për shpërdorim detyre, GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj
Luiza Mandi

Apeli i GJKKO-së ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë në Shërbim Prove për 1 vit e 4 muaj, ndërsa ka lënë në fuqi vendimin për shpalljen fajtore të ish-kryetares së Bashkisë Libohovë, Luiza Mandi.

Kujtojmë se ish-kryebashkiakja Luiza Mandi u dënua nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion këtë të enjte, me 1 vit burg, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, 8 muaj.

Mandi akuzohej nga SPAK për “shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij ishin shkaktuar dëme nga një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës. Qytetari kishte marrë premtimin nga vetë kryetarja e Bashkisë se pronat do të riktheheshin në gjendjen fillestare, por kjo nuk ka ndodhur.

SPAK gjatë hetimeve sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cenuar prona private, pasi nuk është zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjellë dhe dëmin ekonomik të kallëzuesit, në një vlerë prej 3.6 mln lekësh të vjetra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese