Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tymi që nxiu Vlorën

Shkruar nga Newsbomb

Tymi që nxiu Vlorën

Nga ERGYS ALUSHI

Qytetarët, zyrtarët, blogerët, gazetarët, intelektualët, të enjten e 25 korrikut, kur gjithë qeveria, bashkia, kundërshtarët e yzmeqarët po publikonin foto nga Vlora e bukur, pikërisht nga Bypass i qytetit në një nga segmentet rrugore që të ofron një fushëpamje spektakolare si të lindjes së diellit ashtu edhe të Perëndimit të tij në Gjirin e Vlorës, duke kapur në aparatet e tyre të telefonit momentet magjike, - një pamje agonike, thuajse apokalipstike u shpërfaq në dhjetëra kënde, nga afër e nga larg, për të prishur bukurinë.

Madhështia e Bypassit i dhuron këtij qyteti një ndjesi të mrekullueshme hapësinore, ndaj kujtdo i duhet mjaft e lehtë të kalojë aty disa minuta a orë për të fotografuar, filmuar e shijuar peizazhin.

Por atë paradite, shtëllunga të mëdha tymi që vinin nga një skaj krejt i ndryshëm, me krijesa ovale errësire si re të grumbulluara me shkrepëtima e nxinë peizazhin dhe krijuan idenë e një inceneratori gjigand dalë jashtë kontrollit. Fusha e plehrave po digjej.

Mjaftuan pak çaste që lajmi të merrte dhenë, rrjetet sociale të mbusheshin plot me pamjet e pabesueshme – që nuk shfaqeshin për herë të parë, por si një ritual i përvitshëm – dhe njerëzit të shfrynin dufin negativ, a thua se nuk ishin nisur për tu qetësuar për pushime brigjeve të Jonit, por për të fiksuar në celuloidet e celularët e tyre pamjet tragjike të atyre orëve që po dëmtonin si rrallë ndonjëherë turizmin.

Vlora që kishte marrë miliona euro investime për rrjetet e kanalizimeve, të lungomares, të sistemit të ujit të pijshëm; Vlora që kishte parë tritolin për të hequr çibanët e ngritur anëdetit e që u kishte falur vlonjatëve dhe pushuesve një pamje magjepëse të një anedeti si askund tjetër, po lëngonte. “Zoti i ndëshkoftë për dallaveret që po bëjnë”, ishin shpërthimet në rrjetet sociale. Por kë duhet të ndëshkojë zoti? A ishte kjo një vepër e njeriut, e të papërgjegjshmit, e sabotatorit, e dallkaukut?

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 36-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Gusht dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese