Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës njofton se ka ndërprerë operacionin për gjetjen e një turisti lituanez që është zhdukur në alpet shqiptare prej muajit Gusht 2024. ShKShMK thotë se nuk ka gjetur asnjë gjurmë të tij.
Me datë 13 Tetor, ShKShMK pas një thirrje tjetër nga autoritet Shqiptare ka vazhduar me kërkimin e turistit lituanez, të zhdukur me datën 05.09.2024. Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policia e Shtetit.
Janë kryer kërkime në 3 drejtime operacionale, 1 nga ajri me dron dhe 2 të tjera nga toka duke e zgjeruar perimetrin e kërkimit dhe duke krehur terrenin e dyshuar sipas informacionit dhe ekspertizës së bërë nga ekspertët e telekomunikacionit nga ShKShMK dhe autoritetet përgjegjëse në Shqipëri.
"Fatkeqësisht gjatë kërkimit edhe këtë herë nuk është hasur në asnjë gjurmë. Operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet përgjegjëse", ShKShMK.