Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë, policia del me njoftim zyrtar: Akset rrugore që do të bllokohen, ku dhe kur

Shkruar nga Newsbomb
Turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë, policia del me
Foto ilustruese

Turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë do të nisë në ditën e 20 të këtij muaji dhe pritet që të përfundojë në datën 24 maj.

Aktiviteti çiklistik do të zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare që kanë frekuentim të lartë të makinave dhe do të jetë i ndarë në 4 etapa me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik.

Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan.

Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara.

Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier.

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për marrjen e masave për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve në këtë garë, ndërsa bëjnë me dije se disa rrugë do të bllokohen përkohësisht.

Ato kanë kërkuar mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës si dhe bashkëpunimin e tyre që në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete në këto akse, si dhe të përdoren rrugë alternative për të shmangur garat çiklistike.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skënderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë.

Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan.

Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara.

Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier.

Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese