Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tumori agresiv në kokë po i kërcënon jetën, vogëlushja 15-vjeçare ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
Tumori agresiv në kokë po i kërcënon jetën,
Reluela dhe i ati

Reluela, 15-vjeç ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve, të cilët gjithmonë kanë treguar se janë aty për njëri-tjetrin!

Vogëlushja ndryshe nga bashkëmoshtarët e saj, të cilët shkojnë në shkollë dhe vijojnë jetën e tyre normalisht, ajo është e lidhur pas krevatit të spitalit duke pritur që mrekullia të ndodhë, që shuma që i nevojitet të mblidhet dhe të mund të shkojë jashtë shtetit për të kryer operacionin në kokë.

Jeta e Reluelës rrezikohet nga një tumor agresiv në kokë. Rrugëtimi i saj jashtë shtetit për të kryer operacionin, bashkë me avionin spitalor kushtojnë shumë. Familjarët nuk i kanë mundësitë, prandaj dhe i ati i Reluelës me lot në sy i është drejtuar shqiptarëve për ndihmë.

Tumori agresiv në kokë po i kërcënon jetën,

"Vajza ime fatkeqësisht ka një sëmundje të keqe në kokë. U këput peri, për mua u këput gjithçka më keq s’ka ku të shkojë. Çfarë e dua jetën, kot që të rroj? Duhet të niset urgjentisht jashtë sepse nëqoftëse nuk ikën nuk ka shpresa. Ju lutem shqiptarëve që brenda mundësive të kontribuojnë për jetën e vajzës time”, thotë ai. MUND TË KONTRIBUONI KËTU!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese