Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

TRONDITËSE/ Pesë persona drogojnë dhe përdhunojnë 14-vjeçaren

Shkruar nga Newsbomb
TRONDITËSE/ Pesë persona drogojnë dhe përdhunojnë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën ditën e djeshme. Sipas mediave vendase mësohet se një 14-vjeçare dyshohet se është droguar dhe më pas është përdhunuar nga pesë persona të rritur.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në një ndërtesë e cila është në proces ndërtimi në rrugën “Tirana” dhe ka qenë e mitura ajo e cila ka telefonuar policinë ku dhe ka rrëfyer se disa persona të paidentifikuar kanë abuzuar seksualisht me të.

Sipas asaj që e reja ka thënë para oficerëve të Policisë mësohet se këta persona fillimisht e kanë detyruar 14-vjeçaren të konsumojë substanca narkotike dhe pasi e kanë droguar, dyshohet se e kanë përdhunuar.

Ajo më pas është gjetur në një tjetër rrugë të kryeqytetit në orët e para të mëngjesit dhe më pas është njoftuar Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese