
Foto nga vendi i ngjarjes
Një ngjarje e rëndë raportohet mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Burime për media bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 16-të të qytetit, teksa raportohet se i moshuari ka shenja të shumta thike në trup. I moshuari që është gjetur i pajetë është Paulin Gina 82 vjeç.
Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Sondazh
Poll