Hapësire reklamuese


Aktualitet

TRONDITET Vlora, vritet me armë zjarri roja 58-vjeçar (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
TRONDITET Vlora, vritet me armë zjarri roja 58-vjeçar (EMRI)
Foto ilustruese

Vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri” ku rreth orës 06:00 është gjetur i pajetë shtetasi 58-vjeçar, Renato Hoxhaj.

Viktima punonte si roje në një objekt ndërtimi në afërsi të banesës së tij, ndërsa nuk dihet ende motivi i vrasjes.

Vijon...

“Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese