Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tronditet Tirana/ Punonjësi i Gardës tenton t'i japë fund jetës, qëllon veten me armën e shërbimit

Shkruar nga Newsbomb
Tronditet Tirana/ Punonjësi i Gardës tenton t'i japë fund
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të marte në kryeqytet. Burime për mediat bëjnë me dije se në zonën e njohur në Tiranë si “Qytet Studenti”  një punonjës i Gardës ka tentuar që t’i japë fund jetës.

Referuar informacioneve të para mësohet se punonjësi i Gardës së Republikës së Shqipërisë ka tentuar që të vrasë veten duke e qëlluar me armën e shërbimit. Efektivi, rreth 35-vjeç në momentin e ngjarjes ndodhen në banesën e tij në zonën e Qytetit të Studentit.

Ai është dërguar me urgjencë në spital ku dhe pritet të jetë nën kujdesin e mjekëve. Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore deri më tani nuk ka më tepër informacione.

Pritet një njofitm zyrtar në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese