Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tronditet Lushnja, babai plagos me çifte vajzën e tij dhe më pas vret veten

Shkruar nga Newsbomb
Tronditet Lushnja, babai plagos me çifte vajzën e tij dhe më
Foto ilustruese

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Lushnjë. Sipas informacioneve praprake të bëra me dije nga vetë blutë e këtij qyteti mësohet se një 82-vjeçar ka plagosur me armë gjahu vajzën e tij dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”,  ku shtetasi Behar Musaku, pas një konflikti të çastit ka plagosur me armë gjahu vajzën e tij 40-vjeçare dhe më pas ka vrarë veten.

40-vjeçarja ndodhet në spitalin e Lushnjë në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se  ka vrarë veten. 

Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese