Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tronditet Kolonja, familjarët gjejnë të mbytur në rezervuar 33-vjeçarin

Shkruar nga Newsbomb
Tronditet Kolonja, familjarët gjejnë të mbytur në rezervuar
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë ku një 33-vjeçar është gjetur i vdekur. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kagjinas ku 33-vjeçari me ininciale E.B,  është gjetur i mbytur në rezervuarin e këtij fshati.

Thuhet se i riu një ditë më parë ishte larguar nga banesa e tij, ndërkohë familjarët kishin kërkuar ndihmë në Polici për gjetjen e tij.

Trupi i 33-vjeçarit u gjet mëngjesin e kësaj të hëne në ujërat e këtij rezervuari nga një prej familjarëve të tij. Menjëherë ai ka lajmëruar forcat e Policisë të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të së riut dhe dërgimin në morgun e Korçës për ekspertizë.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Mëngjesin e sotëm, në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Borovë, Kolonjë.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese