Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tronditet Fushë Kruja, shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit

Shkruar nga Newsbomb

Tronditet Fushë Kruja, shpërthim me tritol në banesën e

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer këtë mbrëmje në zonën në fshatin Arrameras të Fushë Krujës. Tritoli është vendosur në ambientet e jashtme të shtëpisë së 50-vjeçarit Alfred Kurti.

Uniformat blu bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme),” njofton policia.

Sakaq, nuk dihet ende shkaku dhe autori i vendosjes së tritolit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese