Hapësire reklamuese


Aktualitet

Tronditëse, thyhen me çekiç statuja e Papës dhe Nënë Terezës në New York (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Tronditëse, thyhen me çekiç statuja e Papës dhe
Shtatorja e Nënë Terezës dhe Shën Papa Gjon XXIII

Një rast vandalizmi është shënuar në qytetin e New Yorkut në SHBA kundrejt një kishe, nga një 30-vjeçar.

30-vjeçari i identifikuar si Randy Maldonado Avila dëmtoi me çekiç shtatoren e Nënë Terezës dhe atë të Shën Papa Gjon XXIII, që ndodheshin në hyrje të kishës së Shën Dominikut, si dhe dyert e kësaj kishe.

Dyert e dëmtuara të kishës u mbuluan me dërrasa, ndërsa statujat e vandalizuara u mbuluan me një copë, nga vullnetarë brenda disa orësh nga sulmi.

Nuk dihet arsyeja se përse ky 30-vjeçar e bëri sulmin, por fatmirësisht policia arriti të arrestojë në vendngjarje autorin e ngjarjes.

At Michael Lynch, pastor në këtë kishë ka deklaruar se është në pritje të një vlerësimi nga siguruesit për koston totale të riparimeve.

Ai parashikoi se riparimet do të ishin "të kushtueshme", por shtoi se një vullnetar kishte kontaktuar dioqezën duke ofruar ndihmë për rindërtimin e statujave.

Tronditëse, thyhen me çekiç statuja e Papës dhe
Shtatorja e Nënë Terezës
Tronditëse, thyhen me çekiç statuja e Papës dhe
Shën Papa Gjon XXIII
Tronditëse, thyhen me çekiç statuja e Papës dhe
Kisha e Shën Dominikut në New York

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese