Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

Tronditëse në Elbasan, tre persona tentojnë t’i japin fund jetës

Shkruar nga Newsbomb
Tronditëse në Elbasan, tre persona tentojnë t’i japin fund
Foto ilustruese

Tentativat për vetëvrasje janë bërë tashmë një fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare, ku burra e gra, të moshave të ndryshme tentojnë t’i japin fund jetës në mënyra të ndryshme.

Tre raste janë shënuar ditën e djeshme në rrethin e Elbasanin, ku dy burra dhe një grua kanë tentuar që t’ i japin fund jetës.

Përkatësisht: shtetasja S. A., 61 vjeçe, banuese në Elbasan, ka tentuar t’ i jap fund jetës duke konsumuar mbidozë të ilaçeve, ndërsa shtetasi K. Sh., 69 vjeç, banues në fshatin Gjinar, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar pesticide.

Po ashtu një 27-vjeçar ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar fostoksinë.

Të tre shtetasit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, ndërkaq grupe të posaçme hetimore janë ngritur për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtyre rasteve.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, në spitalin rajonal të Elbasanit, janë paraqitur:

-shtetasja S. A., 61 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve;

-shtetasi K. Sh., 69 vjeç, banues në fshatin Gjinar, i cili dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar pesticide;

-shtetasi B. T., 27 vjeç, banues në Belsh, i  cili dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë.

Të tre shtetasit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, ndërkaq grupe të posaçme hetimore janë ngritur për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtyre rasteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese