
Foto ilustruese
Një 66-vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë në Spille. Policia e Kavajës bën me dije se rreth orës 12:40, shtetasi me ininciale M.H, banues në Lekaj, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det ka pësuar arrest kardiak.
Fatkeqësisht 66-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
“Rreth orës 12:40, në Spille, shtetasi M. H., rreth 66 vjeç, banues në Lekaj, Kavajë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton Policia.
Sondazh
Poll