Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Trondit” Spartak Ngjela: Një 19-vjeçare e virgjër më kërkoi takim urgjent, kishte shenja në trup!

Shkruar nga Newsbomb

 

“Trondit” Spartak Ngjela: Një 19-vjeçare e virgjër
Avokat Spartak Ngjela/ © Credits facebook.com/spartak.ngjela

 

Avokati Spartak Ngjela ka ndarë një histori tronditëse për një 19-vjeçare, e cila dyshohet se është tentuar të përdhunohet.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, avokati thotë se vajza i ka kërkuar takim për t’u këshilluar me të dhe për ta pyetur nëse duhet të bënte denoncim ose jo.

Më tej, ai shkruan se e këshilloi 19-vjeçaren, që të mos e denonconte dhunuesin e saj.

“Avokat, a ta denoncoj?... se i kam shenjat ende në trup, më tha.

Jo, i thashë, mos e denonco, sepse je e virgjër, dhe nuk të intereson për personalitetin tënd femëror. Asgjë serioze nuk të ka shkaktuar dot aim” shkruan ndër të tjerash Ngjela.  

Postimi i plotë i avokatit

Para disa ditësh më kërkoi një vajzë në telefonin tim celular dhe më kërkoi një takim urgjent.

Ia lashë takimin jashtë, në një kafene me barin në oborr..

Ishte shumë e bukur dhe më foli me një shqipe të qartë.

Avokat...më kanë dhunuar, më tha, sapo u ul në tryezë. Dhe ishte shumë e shqetësuar.

Të kanë dhunuar, apo të kanë përdhunuar? E pyeta unë.

Jo... ai nuk më përdhunoi dot, dhe më dhunoi se i thashë që isha e virgjër.

E kuptoj, i thashë unë. Dhe vijova:

Sa vjeçe jeni? E pyeta.

Jam 19 për 20 më tha; dhe jam studente e vitit të dytë.

Por, ajo vijoi sërish me një pyetje.

Avokat, a ta denoncoj?... se i kam shenjat ende në trup, më tha.

Jo, i thashë, mos e denonco, sepse je e virgjër, dhe nuk të intereson për personalitetin tënd femëror. Asgjë serioze nuk të ka shkaktuar dot ai.

Faleminderit, më tha ajo.

Mos e denonco, i thashë unë sërish, por mos e harro hakmarrjen, sepse ti je edhe e bukur, edhe e mençur.

Të kuptoj shumë mirë më tha ajo, dhe me takoi me lotë në sy.

Duke ikur, më tha serish: hakmarrje, avokat! - por e pashë që tani ishte shumë e qetë.

Po, i thashë unë... por keni kohë, i vijova ngadalë.

Ju kuptoj shumë mirë, më tha.

Dhe ajo iku e u nda prej meje e gëzuar.

Spartak Ngjela

Qershor 2024

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese