Hapësire reklamuese

Aktualitet

Trondit Karamuço: Bandat kriminale të viteve ’90 në Shqipëri, sot janë bërë biznesmenë

Shkruar nga Newsbomb
Trondit Karamuço: Bandat kriminale të viteve ’90 në
Foto Ilustruese

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se bandat kriminale që lindën gjatë viteve '90 në Shqipëri, sot janë bërë biznesmenë të fuqishëm në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

I pranishëm në emisionin “Top Story” të Grida Dumës për të folur mbi fillesat e këtyre grupeve në vendin tonë dhe krimet e rënda në këto vite që shumë prej tyre ende nuk kanë mundur që të zbardhen plotësisht, Karamuço shprehet se ato nisën me grupet e vizave nëpër ambasada, të cilat rezultuan goxha fitimprurëse.

Sipas tij, këto grupe u pasuruan shumë dhe sot janë ndër biznesmenët më të mëdhenj në vend.

Gjithashtu, ai shton se bandat e rajonit merrnin disa lëndë parësore nga Shqipëria, si zhiva e kuqe që përdorej për eksplozivë duke bërë që aktiviteti i tyre të zgjerohej edhe më shumë.

Ku i kanë fillesat grupet, kishin filluar grupet kriminale që në atë kohë. Filluan format e parë të përfitimit, grupet kriminale paguheshin, ishin bodygardët e asaj kohe të pikave. Grupet e vizave në ambasada ishin më fitimprurës. U pasuruan shumë nga këta njerëz, sot biznesmenë, dikur ishin banditë e kriminelë.

Kishte disa lëndë që u kërkuan në luftën e Jugosllavisë. Zhiva e kuqe ishte për eksploziv. Ofroheshin shumë para në atë kohë dhe e kërkonin nga ne. Grupet kriminale e siguronin nga Shqipëria.

Trafiku i vjedhjeve të makinave, edhe në Kroaci Bosnjë, Mal të Zi, Serbi. Na është vrarë një komisar policie ne për kontrabandën e cigareve, e vranë bandat dhe është histori e pazbardhur. Kontrabanda e rrobave të përdora që kanë fuqizuar grupet e Elbasanit, biznes jashtëzakonisht fitimprurës”-tregoi Karamuço.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese