Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tritoli në lokalin e të ndjerit Bledar Birçaj, arrestohen dy persona

Shkruar nga Newsbomb
Tritoli në lokalin e të ndjerit Bledar Birçaj, arrestohen dy
Lokali - viktima Bledar Birçaj

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, si autorët e dyshuar për vënien e tritolit në lokalin “The Boss” në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i cili është vrarë në 2021-shin.

Burime për mediat bëjnë me dije se hetuesit kanë arritur që falë kamerave të sigurisë të identifikojnë dy autorët e kësaj ngjarje e cila u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së dielës, 8 dhjetor 2024, në qytetin e Vlorës.

Kujtojmë se shpërthimi ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të 8 dhjetorit në lokalin “The Boss” i pozicionuar në zonën e “Lungomares” në Vlorë.  Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht u shkaktuan vetëm dëme materiale e nuk pati të lënduar.

“Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi policia mëngjesin e 8 dhjetorit.

Ky lokal rezulton të jetë në pronësi të familjarëve të së ndjerit Bledar Birçaj.

Vrasja e Bledar Birçajt:

Bledar Birçaj, atë kohë 40 vjeç u ekzekutua me armë zjarri më 10 Maj të 2021-shit në qytetin e Vlorës. Drejt mjetit BMË X5 me të cilin ai lëvizte në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një mjet tjetër në ecje.

40 vjeçari, pronar i lokalit të njohur në Lungomare i quajtur “THE BOSS”, u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit bregdetar por fatkeqësisht nuk mundi të jetonte. Viktima prej vitesh jetonte në Spanjë, ndërsa kur erdhi në Shqipëri ra pre e një atentati. Ende nuk dihet se kush ishin personat që qëlluan me breshëri plumbash dhe i shkaktuan vdekjen e Bledar Birçajt.

Tritoli në lokalin e të ndjerit Bledar Birçaj, arrestohen dy

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese