Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tritoli në hotelin e babait të Ervin Matës, SPAK zbardh ngjarjen: Ramazan Rraja siguroi makinën, ja kush ishin bashkëpunëtorët

Shkruar nga Newsbomb
Tritoli në hotelin e babait të Ervin Matës, SPAK zbardh ngjarjen:
Fotomontazh: Ervin Mata dhe Ramazan Rraja

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur dritë mbi autorët që fshiheshin pas shpërthimit të tritolit, te Hotel Victoria pranë QSUT-së, në pronësi të familjes së Ervin Matës.

Përmes njoftimit zyrtar, SPAK bën me dije se Ramazan Raja, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj kanë vënë sasinë e tritolit të hoteli i Luan Matës, babi i të shumëkërkuarit Ervin Mata.

Gjithashtu ka rezultuar se i pandehuri Ramazan Rraja, është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, ngjarje e ndodhur më datë 30.05.2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj,” njofton SPAK.

Në atë kohë, autorët kanë shkuar me makinë në cepin anësor të hotelit, nga hyrja e rrugës kryesore, ndërsa kanë hedhur nga dritarja tritolin, i cili ka shpërthyer pas 4 minutash. Por fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe u regjistruan vetëm dëme materiale.

Ervin Mata nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe të plagosur Elion Hato dhe Ervis Martinaj.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese