Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tritol në derën e gjyqtarit, gazetarja tregon detaje: Është kërkuar lista e të liruarve nga amnistia

Shkruar nga Newsbomb
Tritol në derën e gjyqtarit, gazetarja tregon detaje: Është
Tonin Sterkaj

Gazetarja Anila Hoxha ka folur në lidhje me ngjarjen e shënuar në Shkodër, ku u vendos lëndë plasëse në portën e banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Hoxha tha se po hetohen disa pista, ku mes tyre po shikohet edhe lista e personave që janë liruar nga burgu nga amnistia penale pasi ka dyshime se kjo mund të jetë kryer nga një person që gjyqtari kohë më parë e ka shpallur fajtor.

Vepra e referuar është ajo e kanosjes për shkak të detyrës. Dhe nga ajo që unë kam mësuar ata i kanë shtrirë hetimet e tyre në disa pista, ku ndër to kanë kërkuar që të administrohet edhe lista e amnistis penale të kësaj viti për të gjithë shtetasit që drejtoria e burgjeve ka liriuar në zbatim të amnistisë.

Ka dyshime që një person mund të jetë një nga shtetasit që gjyqtari i shkodrës e ka shpallur fajtor”, tha Hoxha ndër të tjera për “Top Story”.

Kujtojmë se shpërthimi ndodhi rreth orës 02:56 të mëngjesit të së dielës në banesën e gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.


Sakaq, ditën e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi që Sterkaj dhe familja e tij të mbrohen nga Garda e Republikës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese