
Protesta e organizuar sot nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është shoqëruar me incidente. Tre efektivë policie kanë mbetur të lënduar. Burime të besueshme tregojnë nga Policia e Shtetit se punonjësit e policisë janë dëmtuar si shkak i përplasjes mes protestuësve dhe forcave të sigurisë.
Gjendja shëndetësore e efektivëve të lënduar nuk raportohet të jetë serioze, por ata janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt punonjësve të Policisë janë lënduar tre punonjës policie, ( një punonjëse në sy, një punonjës në dorë e një tjetër në fytyrë).Ndërkohë, protesta vazhdon, me pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm qytetarësh dhe mbështetësish të opozitës. Forcat e rendit janë të pranishme për të garantuar sigurinë.