Policia e Korçës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të martë në lagjen nr.10 të këtij qyteti. Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se rreth orës 13:20, shtetasi me ininciale R.Ç, 21 vjeç dhe dy shtetas ende të paidentifikuar kanë qëlluar me thikë dhe me dorezë metalike një adoleshent, 16 vjeç.
Si pasojë 16-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.
Ndërkohë, policia po punon për identifikimin e dy autorëve të tjerë si dhe kapjen e tyre dhe të 21-vjeçarit të cilët menjëherë pas ngjarjes u larguan me shpejtësi në drejtim të paditur.
“Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 10, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi R. Ç., 21 vjeç dhe 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjet prerës (thikë) dhe me përforcues grushti, një shtetas 16 vjeç.
16-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët dyshohet se janë larguar me automjet.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njofton Policia e Korçës.