Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tre fëmijë të mitur largohen nga qendra sociale në Elbasan, policia vihet në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
Tre fëmijë të mitur largohen nga qendra sociale në Elbasan,
Foto ilustruese

Tre fëmijë të mitur janë larguar nga ambientet e një qendre sociale në Elbasan. Bëhet me dije se janë larguar dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar.

Ka qenë shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan që ka kallëzuar se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur.

“Më datë 19.09.2024,  ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese