Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tre armë zjarri dhe drogë në banesë, arrestohet i riu shqiptar në Greqi (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Tre armë zjarri dhe drogë në banesë, arrestohet i riu
Shqiptari i arrestuar ne Greqi - armet dhe droga e sekuestruar

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi është kapur me tre armë pa leje me vete. Shqiptari që ka rënë në pranga është Meritan Çalaj 29 vjeç.

Çalaj është kapur pas një kontrolli që policia ka ushtruar në banesën e tij, ku janë gjetur 1 pistoletë “Zastava”, 1 pistoletë “HS-9”, 1 pistoletë “Fb Radom Vis Mod35”, 58 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 0.3 gram kokainë, 1.6 gram marijuanë, 1.5 gram hashash çokollatë, 1 peshore elektronike, 2800 euro dhe 2 celularë.

Policia greke ka vënë menjëherë në pranga 29-vjeçarin dhe ka nisur hetimet për arsyen pse i riu mbante 3 armë zjarri në banesë.

Mediat greke bëjnë me dije se i riu është një emër i njohur për policinë, pasi ka qenë i dënuar më parë si në Shqipëri dhe në Greqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed