Policia e Vlorës ka aarestuar një 63-vjeçar, pasi transportonte me kamionë mallra kontrabandë. Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari transportonte për llogari të një biznesi materiale sasi të mëdha produktesh ushqimore dhe detergjentë.
Për pasojë, policia ka shpallur në kërkim pronarin e biznesit në llogari të së cilit transportoheshin këto mallra kontrabandë. Gjithashtu janë arrestuar edhe 2 punonjës të Degës Doganore Qafë Botë.
“U vunë në pranga shtetasi N. G., 63 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasja A. A., 54 vjeçe, me detyrë doganiere në Degën Doganore Qafë Botë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe shtetasi A. V., 49 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në Degën Doganore Qafë Botë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
– U shpall në kërkim shtetasi A. M., 52 vjeç, administrator biznesi, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.
– U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin E. A., 43 vjeç, me detyrë agjent në Degën Doganore Qafë Botë”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.